Zotërimi i një qeni të zgjat jetën

10/05/2013 10:55

Personat që zotërojnë një qen bëjnë një jetë më të shëndetshme se pjesa tjetër e njerëzve, sugjeroi një studim i publikuar ditën e premte.

Jo vetëm kaq, por një qen mund të bëjë dallimin midis jetës dhe vdekjes për personat që vuajnë nga probleme kardiake.

Një shoqatë amerikane e përqendruar në problemet kardiovaskulare realizoi një studim, i cili arriti në këto përfundime të qarta.

Studimi tregoi se pronarët e një kafshe shtëpiake, por në veçanti të një qeni, ecin mesatarisht më shumë se njerëzit e zakonshëm, një aktivitet që i bën mirë zemrës.

Njëkohësisht, duket se personat që jetojnë së bashku me një kafshë shtëpiake vuajnë më pak prej kolesterolit dhe obezitetit.

I përqendruar në ndikimin psikologjik që ka zotërimi i një kafshe shtëpiake, autorët e këtij studimi arritën në përfundimin se gjithashtu, një fakt i tillë ndihmon në reduktimin e depresionit dhe të përmirësimit në përgjithësi të shëndetit mendor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA