Tragjedia e Potamit, hidhet shorti në Gjykatën e Lartë, çështja i kalon Sandër Simonit Në zyrat postare të komunave të Nënshkodrës ka nisur shpërndarja deri në masën 80 përqind të dëshpërblimit për përmbytjet e vitit 2010.
Por kjo për drejtuesit e Komunës Bërdicë dhe Ana e Malit është vetëm një këst qesharak elektoral. Kryetari i Komunës Bërdicë, Besnik Brahimi deklaron se kjo shumë është e vogël në krahasim me dëmin që është bërë dhe se po jepet vetëm për dëme në bujqësi, kur në zonë ka patur shtëpi të shembura. Sipas tij, gjithcka ka prapavijë elektorale.
Ndërsa kryetari i Komunës Ana e Malit, Xhevat Mollza shprehet se ky është vetëm një mashtrim që banorët e kanë kuptuar, pasi nëse do të ishte reale, kësti i parë do të ishte dhënë që në vitin 2011 dhe jo 1 muaj para zgjedhjeve.
“Është e qartë që s’duhet të ketë këst tjetër, sepse po të kishte këste të tjera nuk do të ishin ndarë 1 muaj para fushatës, por do kishin filluar që në vitin 2011 dhe duhet të kishin përfunduar tani”, deklaron ai.
Top Channel