“Na besoni të vazhdojmë ndërtimin”

10/05/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha e zhvendosi fushatën elektorale në disa komuna
të Matit, pjesë e qarkut të Dibrës, duke marrë pjesë në inaugurimin e
një ujësjellësi, që siguron për herë të parë ujë të pijshëm 24 orë në
shtëpitë e rreth 2000 banorëve.

Ndersa inaugurimi i rindertimit te rruges qe lidh disa fshatra me rrugen nacionale ka nxjerre nga izolimi rreth 12 banore, duke u hapur atyre nje perspektive tjeter. Rruga e re ne komunen Lis te Matit zbulon dhe nje panorame mbreselenese te kesaj zone, per te cilien Kryeministri Berisha rritjen e investimeve gjate 4 viteve te ardhshem per ta zhvilluar plotesisht ate, edhe nepermjet perfundimit te rruges se Arbrit dhe 2 akse te tjera me rendesi per zonen.

“Ne nuk kërkojmë votat për këto që kemi bërë, por këto që kemi bërë janë një besim juaji për ato që ne premtojmë për të bërë. Ju ftoj juve të vazhdojmë ndryshimet e mëdha që po realizojmë. Kjo rrugë ka nevojë të përfundojë në Dibër. Ata që e sollën deri këtu, ata do ta çojnë deri në Dibër. Rruga tjetër ka nevojë të përfundojë në Rrëshen dhe ata që ndërtuan gjysmën do të fillojnë tani ndërtimin e gjysmës tjetër.Ne jemi të vendosur të mos braktisim asnjë pëllëmbë të territorit shqiptar, ku jetojnë qytetarët tanë”, tha Berisha.

Kryeministri tha se megjithese nga mandati i pare ne te dytin investimet ne te gjithe vendin jane mbidyfishuar, serish mbetet shume pune per te bere. Kjo eshte arsyeja qe ai kerkon nje mandat tjeter, duke shprehur bindjen se shqiptaret do t’i besojne serish alternatives se Partise Demokratike , duke i thene jo, siç u shpreh ai, modelit bllokues per interesa personale te Edi Rames.

“Modeli i tij është ai model për të cilin qytetarët e Tiranës i thanë vetëm një fjalë: rrotacion! Tirana i bëri atij rotacionin dhe ai kujton se tani do të kthehet nga dritarja, kur Tirana e përcolli nga dera. Zoti Rama, ne do të vazhdojmë, do të ecim përpara për rrugë të reja; përpara për shkolla, kanalizime dhe ujësjellës të rinj; përpara në rrugën tonë drejt integrimit evropian. Zoti Rama, ti bllokove me tre ligjet, por 23 qershori është dita e gjykimit të qytetarëve shqiptarë, dita e verdiktit dhe do të kesh asgjë më shumë se disfatën e radhës. Ti je mësuar nga disfata në disfatë, nga humbja në humbje. Prite humbjen e rradhës”, tha Berisha.

Top Channel