Dashuria dhe sakrificat për dijen gjithmonë japin fryte. Historitë e Alma Muçës dhe Maria Pepkolajt, të prezantuara në emisionin “Pasdite në Top Channel”, u vlerësuan nga një revistë që u ofroi vend pune si gazetare dy të rejave.

Alma, e cila me punën e saj mban familjen, rrezikon të ndërpresë
studimet për shkak të pamundësisë për të paguar universitetin. Ndërkohë,
Maria me shumë vështirësi ekonomike ia ka dalë të shkëlqejë në studimet
për gazetari.

Sapo ka filluar sezoni turistik dhe mediat ndërkombëtare po i bëjnë jehonë bukurive natyrore të vendit tonë. E para ishte gazeta gjermane ‘Bild’ që rekomandonte plazhet e Sarandës. Ndërkohë, në Angli “Daily Mail” e cilëson Shqipërinë si këndin e fundit të Ballkanit me plazhe të bukura dhe çmime që të bëjnë për të buzëqeshur.

Guida e ‘Daliy Mail’ është përqendruar kryesisht në plazhet ranore të Detit Adriatik dhe ushqimet përgjatë kësaj vije bregdetare. Shkrimi shpjegon mënyrën se si mund të vihet nga Anglia në Shqipëri. Udhëtimi me avion zgjat më pak se sa të shkosh në Greqi dhe linjat direkte të fluturimit janë katër herë në javë.

Jo vetëm plazhet e bëjnë Shqipërinë tërheqëse, por edhe kryeqyteti. Gazeta e përshkruan Tiranën si një metropol me bulevarde elegante, parqe dhe ndërtesa shumëngjyrëshe.

Gara e Elhaida Danit në “The Voice of Italy” duket se po ngjan me një vrapim pa pengesa. Për këngëtaren shkodrane mbrëmja e djeshme ishte një tjetër sukses në rrugën drejt fitores. Performanca e 19-vjeçares me këngën “Nessun Dolore” i dha shansin të kalojë në fazën tjetër.

Një video që tregon momente se si njerëzit ndihmojnë njëri-tjetrin ka marrë miliona klikime në Youtube. Bëhet fjalë për raste të ndryshme të xhiruara në Rusi të cilat janë publikuar nën moton “Bëj diçka të mirë”. Njerëz krejt të panjohur ndalojnë për të ndihmuar të tjerët kur kalojnë rrugën apo në situata të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA