Një grua u nxorr e gjallë, pas 17 ditëve pa bukë dhe ujë nga rënojat e ndërtesës 8-katëshe të shembur në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, lajmëroi të premten “BBC”.
Kundër të gjitha gjasave, ndërsa kërkimet për të mbijetuar janë ndërprerë prej ditësh dhe kërkohet vetëm për trupat e viktimave, gruaja e quajtur Reshma u gjet ne gjendje te mire ne mesdite dhe u dërgua për t’u rikuperuar në një spital ushtarak.
Gruaja ndodhej thellë në një xhep midis rënojave. Sipas raportimit, ajo nuk kishte plagë të dukshme në trup dhe mundi të fliste me forcat e shpëtimit, gjatë rikuperimit të saj.
Mesatarisht, një njeri mund të jetojë tre ditë pa ujë dhe ndonëse toleranca ndaj mungesës së ushqimit është më e madhe, 17 ditë janë shumë rrallë të mbijetueshme edhe pa ushqim, nëse mungon trajtimi mjekësor.
Nuk dihet nëse e mbijetuara ka pasur ndonjë burim uji pranë apo diçka tjetër për të dehidratuar trupin brenda rrënojave, pasi në rast të kundërt, mbijetesa e saj nuk mund të shpjegohet përveçse me fjalën “e mbinatyrshme”.
Incidenti më i rëndë i një shembje spontane (pa praninë e një tërmeti apo sulmi terrorist), pas Dhakës, është regjistruar në vitin 1995 në Korenë e Jugut, kur një qendër tregtare u shemb per shkak te punimeve te dobeta në Seul.
502 persona humbën jetën, por edhe në atë rast, një vajzë u gjet e gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore pas 17 ditësh në rrënoja.
Ajo kishte mbetur e bllokuar dhe nuk mundi të lëvizte gjatë të gjithë qëndrimit të saj e bllokuar nën gërmadha, por arriti të mbijetonte duke pirë ujë shiu që depërtonte deri në vendndodhjen e saj.
Ndërkohë, ndërsa mbijetesa e gruas së re i jep kurajo një vendi të “gjunjëzuar” nga dhimbja, bilanci i viktimave të shembjes së ndërtesës në Bangladesh kaloi sot 1 mijë viktimat.
Top Channel