Filipinet tërheqin trupat në Lartësitë Golan

10/05/2013 17:50

Ministri i Jashtëm i Filipineve tha se do të tërheqë paqeruajtësit që bëjnë pjesë në forcën e OKB-së në Lartesitë Golan, pas pengmarrjes së 4 ushtarëve nga kryengritësit sirianë.

Albert del Rosario tha se ata po mbahen si “mburoje njerëzore” dhe se “ekspozimi i tyre është përtej çdo kufiri tolerance”. Katër paqeruajtësit u rrëmbyen të martën.

Në videon e publikuar të enjten, një kryengritës sirian, që mendohet se i përket Brigadave të Martirëve Jarmuk, tha se filipinasit u morën peng për t’i garantuar sigurinë, sepse në zonë vazhdojnë luftimet mes kryengritësve dhe ushtrisë sirianë.

Paqeruajtësit e OKB-së patrullojnë zonën ku shënohet vija ndarëse mes Sirisë dhe territorit të pushtuar nga izraelitët. Të paktën 342 prej tyre jane filipinas, që përbëjnë një të tretën të kontigjentit të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel