
Gjatë vitit të kaluar, plot 334 persona humbën jetën si pasojë e
aksidenteve rrugore. Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor
nga drejtuesit e automjeteve por edhe kalimtarët, mungesa e
sinjalistikës në shumë rrugë kanë bërë që në shkallë vendi të
regjistrohen 1870 aksidente rrugore të renda.
Por jo vetëm në autostrada e rrugë të tjera. Shqiptarët se vuajnë nga mungesa e edukatës dhe në respektimin e vijave të bardha brenda qyteteve. Disa të rinj, nxenes te shkollave te mesme ne Tirane jane angazhuar nga Agjencia e Kombeve te Bashkuara ne bashkepunim me Policine e Shtetit per te demostruar sesa e rendesishme eshte respektimi i rregullave dhe dhenia perparesi kalimtareve ne vijat e bardha.
Nje shofer taksie thote se kur je ne makine duket sikur njerezit ecin ne menyre kaotike, ndersa kur je ne kembe, duket sikur shoferet ecin ne menyre kaotike, gjë që do të thotë se të dyja palët nuk i respektojne rregullat.
Pakujdesitë, por edhe shkeljet e rregullave te qarkullimit rrugor jane shkaktaret kryesor te vdekjeve te 1.3 milionë njerezve ne bote dhe plagosjen e te pakten 50 milion njerezve ne bote. Te dhenat zyrtare tregojne se nje cerek milion njerëz kanë humbur jetën duke qenë këmbësorë.
Top Channel