Një oficer i policisë gjyqësore në qarkun e Beratit është vënë në pranga nga Policia e Shtetit nën akuzën e korrupsionit.
Sipas policisë, Enton Softa 38 vjeç, oficer i policisë gjyqësore të Beratit akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Sipas të dhënave të policisë së shtetit 38 vjeçari i ka kërkuar një shumë prej 800 mijë lekësh të reja, një personi, duke i premtuar se do të ushtronte ndikim tek autoritete përkatëse me qëllim zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj djalit të tij, i akuzuar për vrasje.
Arrestimi i tij u bë pas një hetimi 4 mujor, ndërkohë që nga ana e policisë vijojnë hetimet për këtë shtetas si dhe identifikimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Top Channel