Shqipëria fiton arbitrazhin me “Sky Petrolium” për gjyqin 1 mld dollarësh. Bazuar në rregullat kontraktore, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit shpalli vendimin për cështjen mes “Sky Petrolium” dhe Ministrisë së Ekonomisë duke i dhënë të drejtë palës shqiptare që përfaqësohej nga avokatura e shtetit.
Në vitin 2010, kompania amerikane “Sky Petrolium” lidhi një kontratë me Ministrinë e Ekonomisë, të drejtuar në atë kohë nga Dritan Prifti, duke përfituar të drejta ekskluzive në nxjerrjen e naftës në zonën 4 dhe 5 në zonën e Dumresë.
Por në vitin 2011, agjencia e burimeve natyrore anuloi këtë kontratë pasi “Sky Petrolium” nuk pati përmbushur kushtet. Kompania pretendoi nga Shqipëria një dëmshpërblim prej 1 miliard dollarësh pasi sipas saj prishja e njëanëshme e kontratës ndikoi në rënien e vlerës së aksioneve të shoqërisë në bursat ndërkombëtare.
Por në fakt Gjykata e Arbitrazhit e rrëzoi pretendimin e kompanisë amerikane, duke i dhënë të drejtë Shqipërisë që do të përfitojë një shumë prej 382 mijë dollarësh si kosto për shërbimet e gjyqit.
Top Channel