Rusi, paradë në Ditën e Fitores

09/05/2013 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kryeministri Dëmitrij Medvjedev morën
pjesën në paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë. Putin
iu drejtua të pranishmeve me një fjalim te shkurtër, duke rikujtuar
mesimet që u nxorrën nga Lufta e Dytë Boterore, e cila në Rusi njihet
“si lufta e madhe patriotike.

“Ne do ta kujtojmë gjithomë se Rusia, Bashkimi Sovjetik që zmbrapsi ato plane te urryera, te pergjakshme, arrogante te nazisteve. Ne nuk u lejuam fashisteve të merrnin botën. Ushtarët tanë mbrojtën lirinë dhe pavarësinë, duke mbrojtur mëmëdheun dhe duke sakrifikuar veten për të liruar Europen dhe sollën fitorën, madheshtia e te ciles do të ruhet në histori për shekuj… Gezuar Ditën e Fitores! Lavdi Rusisë…”, tha Putin.

Qindra trupa marshuan në Sheshin e Kuq përpara tribunës ku qendronte shefi I Kremlinit, kryeministri, zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes, politikanë, diplomate, veteranë te luftës dhe miq të ftuar. Automjetet ushtarake, tanke, armatime te renda dhe mbajtes raketash pershkuan Sheshin e Kuq, të shoqeruar nga ajri prej avionëve ushtarakë.

Parada e Ditës së Fitores zhvillohet më cdo 9 maj në Sheshin e Kuq. Kjo ditë shënon kapitullimin e Gjermanisë përballë Bashkimit Sovjetik në vitin 1945 dhe përmes saj Rusia kërkon t’i tregojë botës forcën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB