Pakistan, merret peng djali i ish-Kryeministrit
09/05/2013 00:00
Persona të armatosur morën peng djalin e ish-Kryeministrit të
Pakistanit, Jusuf Raza Gilani gjate një mitingu elektoral. Gilani i tha
BBC-se se i biri, Ali Hajder, kandidat i Partise se Popullit të
Pakistanit, ne zonën e Panxhabit, u rrëmbye në qendër të qytetit Multan.
Ai akuzoi kundërshtarët politikë per cfare ndodhi, disa ditë përpara zgjedhjeve të se shtunës. Siç raportojne mediat ndërkombetare nje person mbeti i vrare pasi personat e armatosur hapen zjarr ne mitingun elektoral.
Ka raportime se viktima mund te jete truproja apo sekretari i Ali Hajder Gilanit. Zgjedhjet e 11 majit jane shenuar nga nje seri sulmesh ne te gjithe vendin dhe disa dhjetera persona kane humbur jeten.
Top Channel