Historitë e shtëpisë së tmerrit

09/05/2013 00:00

Personi i dyshuar për pengmarrjen e tre grave në Klivlend të Ohajos
pritet të dalë përpara gjykatesve. Policia la te lire dy vellezerit e
tij, sepse nuk ishin të përfshirë në krim.

52-vjeçari Ariel Kastro akuzohet për rrembim personi dhe përdhunim.Tre grate e rrembyera; 27 vjecarja Amanda Berri,  23 vjecarja Xhina de Jesus dhe 32 vjecarja Mishel Najt u morën peng në kohë të ndryshme dhe u mbajten peng për një dekadë në një shtëpi në periferi te Klivlend. Ato treguan se kishin dale vetem dy here jashte shtepise dhe se nuk qendronin në të njëjtën dhomë, por e njihnin njera-tjetren.

Amanda Berri, e ndihmuar nga fqinji, i kërkoi ndihmë policisë për të dalë nga shtëpia ku mbahej e izoluar për vite me radhë. Ajo kishte dhe një vajzë gjashtëvjecare. Mediat shkruajne se njërës prej grave iu kërkua me forcë të ndihmonte Berrin, në lindjen e vajzës dhe madje ishte kercenuar me vdekje, nese foshnja nuk mbijetonte.

Sipas policise jane zbuluar mbi 200 materiale në cilësinë e provës, nga shtëpia ku qendruan tre grate.  Intervistat e tyre kane dhene informacionin e nevojshem per te ngritur akuzat ndaj Ariel Kastros.

Top Channel