Po planifikonte një sulm me eksploziv ndaj një baze të NATO-s, arrestohet 17-vjeçari norvegjez Gregori Hicks, zëvendësshefi i misionit në Tripoli të Libisë, gjatë
dëshmisë së tij në Komisionin e Mbarëvajtjes në Dhomën e Perfaqesuesve
për sulmet e 11 shtatorit 2012, tha se më shumë duhet të ishte bërë për
të mbrojtur amerikanët dhe misionin e SHBA-së në Bengazi.
Hicks, që ndodhej në Libi në kohën kur ndodhi sulmi, rikujtoi ngjarjet e atyre oreve tronditese.
“Në orën 3 të mengjesit mora një telefonatë nga kryeministri I Libise. Ishte me e dhimbshmja qe kam marre ne jeten time. Me tha se ambasadori Stivens kishte vdekur. I telefonova-menjehere Uashingtonit- për ti komunikuar lajmin”, tha Gregory Hicks.
Hicks tha para ligjvënësve se ishte kundërshtuar kërkesa për të sjellë me rrugë ajrore forca shtesë sigurie gjatë sulmit në Bengazi, po keshtu se ishte informuar se avionet ne Itali nuk mund te arrinin ne kohe, duke e lene me nje ndjesi shqetesuese.
Gjatë një shkembimi fjalësh të ashpra më kongresistin republican të Karolinës së Jugut, Trej Groudi, Hiks tregoi se kishte mbetur i shtangur dhe i tronditur nga deklarata e ambasadores se Shteteve te Bashkuara në OKB, Susan Rajs-sipas te ciles sulmi ishte pasoje e protestes popullore.
“Mbeta i shtangur dhe ndjeva turp- keshtu u shpreh Hiks gjate rrefimit te tij. Sulmi u cilesua “si nje dhimbje e forte koke” për Obamën gjatë fushatës së tij për të marrë mandatin e dyte. Shume republikane vazhdojne ta kritikojne shefin e Shtepise se Bardhe per problemet e sigurise, si dhe për përcaktimin kontradiktor te sulmit nga zyrtaret e administrates se tij.
Demokratet kane pranuar se sulmi ne Bengazi reflektoi mungese te sigurise, sipas tyre, keto sulme jane pjese e historise por edhe e paqendrueshmerise ne vendet qe u perfshine nga revolucionet e Pranveres Arabe. Sekretari për Marredheniet me Shtypin ne Shtepine e Bardhe, Xhej Karnei u tha reportereve se seance degjimore ishte nje perpjekje e paster e republikaneve per ta politizuar tragjedine. Ky incident qe zor se do te shuhet lehte, mund te rishfaqet ne fushaten per zgjedhjet presidenciale te 2016, nese do te kandidoje ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton.
Top Channel