Kompania më e madhe elektroenergjitike çeke, “CEZ”, tejkaloi pritshmëritë, duke regjistruar fitime rekord në tremujorin e parë të vitit.
Në vlerësimin e ekspertëve, vendimtare për këtë rritje të fitimeve ishte eliminimi i humbjeve në tregun shqiptar, prej të cilit “CEZ Shpërndarje” u detyrua të dilte pas heqjes së liçensës nga shteti shqiptar në muajin janar.
Sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania, përcjellë prej faqes së njohur ekonomike “Bloomberg”, të ardhurat neto u rritën me 24%, në 17,9 miliardë korona ose 912 milionë dollarë.
Në vlerësimin e ekspertëve, nga dalja prej tregut shqiptar, “CEZ”-i përfitoi rreth 2 miliardë koruna ekstra, në formën e humbjeve të shmangura, ose rreth 75 milionë dollarë.
Një pjesë e mirë e këtyre fitimeve iu detyruan reduktimit të kostos së prodhimit të energjisë.
Kompania çeke, e cila ka një proces gjyqësor të hapur ndaj shtetit shqiptar dhe që mund të fitojë një dëmshpërblim të majmë për prishjen e njëanshme të kontratës, operon njëkohësisht në Bullgari, Gjermani, Hungari, Polonia, Rumani, Sllovaki dhe Turqi.
Lajmi për rritjen e fitimeve të gjigantëve çekë të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë (si në rastin shqiptar), u shoqërua me një forcim me 2,3% të aksioneve të kompanisë, në bursën e Frankfurtit ku është e kuotuar.
Top Channel