
Me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës, Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Këshillit Evropian,
Herman van Rompuy.
Në mesazhin e tij, Presidenti Nishani thekson se: “kjo ditë përbën për gjithë Evropën një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për atë çfarë Bashkimi Evropian ka bërë dhe po bën për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e kontinentit tonë, si edhe në ndjekjen e një politike koherente të dyerve të hapura, për të mirëpritur vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”.
Presidenti Nishani ka siguruar kreun e Këshillit Evropian për angazhimin e tij për vijueshmërinë dhe intensifikimin e reformave të duhura, për përafrimin e standardeve me ato të Bashkimit Evropian, me synim që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.
Top Channel