100-vjetori i drejtësisë, mblidhen ish-ministrat

09/05/2013 00:00

Ish-ministrat e Drejtësise shkelën në tapetin e kuq të shtruar për ta
nga Ministria e Drejtesise me rastin e festimeve të 100-vjetorit të
drejtësisë.

Por ndersa ishin te pranishem edhe pasardhesit e ministrit të parë të Drejtësisë në Qeverinë e Ismali Qemalit, Petro Goga ra në sy mungesa e dy ish-ministrave të drejtësisë pas viteve 2000, Fatmir Xhafës dhe Ilir Rusmalit.

Për ministrin aktual secili nga ministrat, pavaresisht bindjeve te tij, ka patur si synim permiresimin e sistemit te drejtesise.

“Gjithë ministrat e drejtësisë në qeveri të ndryshme i kanë përballur me vullnet dhe kurajot, sfidat dhe pengesat me synimin e vetëm përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të drejtësisë”, tha ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Megjithate ish-ministri i Drejtësisë ne Qeverine e Pajtimit Kombetar, ne vitin 1997 Spartak Ngjela u shfaq skeptik, pasi sipas tij, ende ne Shqiperi nuk ka gjyqtare te pavarur.

“Ishte mirë të shkruhej 100 vjet padrejtësi. Mbase nuk është tërësisht këtu, por më duhet të them për kperiudhën që njoh unë. Periudha që njoh unë në historinë e drejtësinë shqiptare është nga një periudhë 45-vjeçare që ka fyer dhe ka dhunuar popullin, në një drejtësi 20-vjeçare që është tallur me popullin”, tha Ngjela.

Festimet e 100-vjetorit te drejtesise gjate kesaj jave jane konceptuar me hapjen e dyerve per qytetaret, kurse kulmi tyre qe do t’i bashkoje te gjithe ne nje tryeze ne 10 maj. Gjate ketyre diteve aktorët e drejtesise shprehën sfidat perkatese, sikurse per avokatine, e cila kishte konferencen e saj te veçante se bashku me noterine, por te njejten gje beri edhe Fakulteti i Drejtesise me studentet dhe pedagoget nga ku Prokurori  i Pergjithshem shfrytezoi rastin per te treguar se misioni i secilit eshte te vendose nje gur ne ndertesen e drejtesise.

“Problemet ekzistojnë dhe do të jenë të pranishme, për aq kohë sa elementë me prirje të kundraligjshme do të sfidojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve. Për këtë arsye doja të përcillja mesazhin brezit të ri që të jenë kritikë ndaj sistemit aktual”, tha kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ne vijim te kesaj jave te ngjeshur mbi refleksionet per drejtesine ishte e perfshrie edhe gjykata kushtetuese se bashku me kreret e saj ne vite.

Top Channel