Ndërsa vetë kosovarët nuk mund të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Europian, Kosova do të lejojë hyrjen e qytetarëve europianë vetëm me letërnjoftim biometrik.

Qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë unanime një propozim/vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për këtë çështje.

Me këtë vendim, shtetasve të shteteve të BE–së iu lejohet hyrja, tranziti, qëndrimi i përkohshëm dhe largimi nga territori i Republikës së Kosovës, duke pasur një dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë të zakonshme, pasaportë diplomatike, pasaportë zyrtare apo letërnjoftim biometrik.

Ministri Rexhepi e arsyetoi propozimin e tij me faktin se shtetasit e vendeve anëtare të BE-së lëvizin në Union vetëm me letërnjoftime biometrike. Sipas tij, nuk ka ndonjë arsye që Kosova të veprojë ndryshe.

Top Channel