SHBA, shtëpia e ankthit në Ohajo

08/05/2013 19:55

Policia amerikane po heton mbi rrëmbimin e tre grave një dekadë më parë në Klivlend të Ohajos.

Ndaj tre vellezerve; Ariel, Pedro dhe Onil Kastro pritet te ngrihen akuzat, kur të mbushen 48 orë nga arrestimi i tyre.

Të tre gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashme kanë lënë spitalin. Amanda Berry, që u zhduk në vitin 2003 në moshën 16-vjeçare mundi të largohej me ndihmën e fqinjit, në kohen kur pengmarresi nuk ndodhej në shtëpi.

Policia nxorri nga banesa edhe Xhina De Jesus, e cila u shpall e humbur kur ishte 14 vjeç në 2004-n dhe Mishel Najt, e zhdukur në vitin 2002 në moshën 19-vjeçare.

Policia konfirmoi që vajza gjashtë-vjeçare Xhoslin, është vajza e Amanda Berrit.

Disa media raportojne edhe për lindje e disa femijeve te tjera brenda “shtëpise së tmerrit”, ndoshta pese dhe dy apo tre aborte që janë kryer atje.

Ariel Kastro u ndalua nga forcat e policise, prane nje restoranti, por mbetet e paqarte kur u arrestuan vellezerit e tij.  

Shfaqja e tre grave tmerroi banoret e lagjes, ku ato mbaheshin të izoluara, por disa prej tyre akuzuan policine se nuk arriti t’i ndihmonte pas paralajmerimeve te tyre.

Zedhenesja e policise se Klivlend i tha CNN-it se ajo qe shihet eshte vetem maja e ajsbergut.

Ky hetim do te kerkoje nje kohe shume te gjate”. Policia po kryen kontrollet e imta të shtëpisë dhe pronës së tre vellezerve në “Seymor Avenue”.

Top Channel