Lindja e Mesme drejt shkretimit

08/05/2013 00:00

Instituti Amerikan i Gjeofizikës ka lëshuar alarmin për katastrofë hidrike në Lindjen e Mesme. Në një studim disa vjeçar, ky institut thotë se rezervat hidrike në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Iran, Irak, Siri dhe Turqi po pakësohen me shpejtësi të llahtarshme.

Rezultati i kërkimit u publikua në revistën shkencore të Institutit Amerikan të Gjeofizikës, “Water Resources Research”. Raporti thotë se keqmenaxhimi i burimeve ujore, rritja  kërkesës për të dhe thatësirat, sidomos ajo vitit 2007, kanë pakësuar rezervat hidrike të barazvlefshme në metër kub me sasinë e ujit që ka Deti i Vdekur.

Studiuesit amerikanë thanë se sasi e ujit që rrjedh në lumenjtë Tigër dhe Eufrat në Irak, Iran, Siri dhe Turqi është zvogëluar me rreth 144 milionë kilometër kub.

Faktorët e këtij ndryshimi që mund të rezultojë katastrofik në ekosistemin e gjithë Lindjes së Mesme, sipas studiuesve amerikanë, janë kryesisht dy; e para prishja e rrjedhës natyrore të lumenjve dhe burimeve të tjera ujore dhe ulja drastike e reshjeve, sidomos të dëborës.

Në studim janë përfshirë të dhëna të grumbulluara që nga viti 2003.

Top Channel