Qeveria e Kosovës pëson disa ndryshime në përbërjen e saj. Shefi i ekzekutivit kosovar, Hashim Thaci ka vendosur t’ia kthejë borxhin që i kishte mbetur partnerit të koalicionit, AKR-së në vitin e tretë të qeverisjes.

Burime partiake bën të ditur për Top Channel se dy partneret e koalicionit qeverisës, Thaci dhe Pacolli në një takim të zhvilluar këtë të martë u pajtuan që Ministria e Zhvillimit Ekonomik të cilën për tre vjet e ka drejtuar Besim Beqaj i PDK-së tanimë ta marrë nën drejtim Fadil Ismajli.

Ai është propozuar nga AKR-ja për këtë post ndonëse nuk është në strukturat e partisë. Ismajli ka udhëhequr Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut. Besim Beqaj, ndërkaq pritet të kalojë në Ministrine e Financave e cila ka mbetur pa ministër, pas largimit të Bedri Hamzës.

Vendimi për këtë ndërrim postesh pritet të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, bëjnë të ditur burime qeveritare.

Top Channel