Margaret Groening, personazhi që frymëzoi personazhin e Marge Simpson në kartonin më jetëgjatë dhe një prej më të suksesshmëve të historisë, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.
Nëna e krijuesit të “Simpson”, Matt Groening, i dha frymëzim të birit për personazhin e famshëm të Marge, duke u përjetësuar në kartonin që sipas krijuesit të serialit, është identik me nënën e tij të vërtetë.
Homer Groening, i cili frymëzoi të birin për protagonistin tjetër më të njohur të familjes Simpson, një veteran i Luftës së Dytë Botërore dhe karikaturist, është ndarë nga jeta që prej vitit 1996.
Lajmi për vdekjen e “Marge Simpson” vjen një muaj pasi Matt Groening zbuloi një prej detajeve më të debatuara në historinë e kartonit.
Në një televizion kombëtar, ai pranoi se qyteti i Springfildit, ku zhvillohen seritë e kartonit, ka pasur si frymëzim qytetin me të njëjtën emër në Oregon.
I transmetuar për herë të parë në televizionet amerikane në vitin 1989, programi 24-vjeçar është seriali më i gjatë i animuar në historinë e kartonave.
Top Channel