Meksikë, shpërthen çisterna e gazit, 15 viktima

07/05/2013 16:10

Një çisternë gazi shpërtheu pranë një autostrade në periferi të kryeqytetit meksikan të Meksiko Sitit, duke vrarë të paktën 15 persona e plagosur 36 të tjerë.

Departmaneit i Sigurisë Publike të Meksikës pranoi se numri i viktimave në orët e ardhshme mund të rritet, pasi një numër i madh ndërtesash në lagjen në fjalë janë shkatërruar.

Sipas mediave lokale, në origjinë të aksidentit mund të ketë qenë një aksident rrugor, me ndonjë automjet që i dha shkas shpërthimit, duke dalë nga rruga me shpejtësi e goditur çisternat.

Pamjet e televizioneve meksikane transmetojnë ndërkohë një shtëllungë të madhe tymi të zi, në zonën e shpërthimit, rreth 10 kilometra në veri të kryeqytetit.

Nderkohe, forca të shumta zjarrëfikëse po bashkëpunojnë nga toka dhe ajri, për të vendosur nën kontroll flakët.

Top Channel