
Ishte një prej këngëtareve më të talentuara të viteve ’90, por ndoshta dhe më problematikja. Bëhet fjalë për Lauren Hill, këngëtaren e muzikës soul që me zërin e saj bëri të famshëm grupin Fugees dhe hitin e tyre, “Killing me softly”.
Por sot ajo nuk shkëlqen më si më parë. Shitjet e disqeve nuk kanë qenë në nivelin e pritur kjo për faj ndoshta edhe të menaxhimit dhe zgjedhjeve jo dhe aq të zgjuara që këngëtarja ka bërë ndër vite.
E si të mos mjaftonte mungesa e suksesit, Lauren u përball edhe me drejtësinë për akuzën e shmangies së taksave. Ajo u dënua me 3 muaj burg, 3 muaj të tjerë në arrest shtëpie dhe 50 mijë dollarë gjobë për akuzën e evazionit fiskal.
Gjykatat amerikane e dënuan atë për fshehjen e 1.8 mln dollarëve nga viti 2005 deri në vitin 2007.
Në seancën gjyqësore, vetë këngëtarja la të kuptohej se njihte akuzat e ngritura kundër saj, megjithëse i quajti “pasojë të një sistemi të padrejtë ekonomik”.
Top Channel