Jessica Alba tregoi më shumë seç duhej gjatë një shëtitjeje me familjen. Aktorja amerikane “ngriti temperaturat” kur hoqi xhaketën dhe poshtë saj kishte një palë reçipeta transparente që tregonin gjoksin.
32-vjeçarja u fotografua nga paparacët në distriktin e Tribekës, në Nju Jork.
Gjithmonë e shkëlqyer dhe me linja që e kanë bërë të konsiderohet si një prej femrave më të paraqitshme në botë, Alba ka zbuluar para disa javësh se shpesh ka gjetur një mik të pazakontë tek korseja.
Alba tregoi se pas lindjes së dytë, stërvitja dhe dietat me dietologë personalë deshën kohë të jepnin rezultatet e tyre.
“Ndërkohë, mbaja dy korse 24 orë në ditë, për tre muaj pas lindjes. Ishte shumë e sikletshme, por ia vlejti”, deklaroi një nga protagonistet e filmit ‘Fantastic Four’.
Top Channel