Harun Dojaka, ikja e legjendës së volejbollit

07/05/2013 17:30

Ishte një nga legjendat e volejbollit shqiptar, njeri pasionant dhe mit i ekipeve të Tiranës dhe Dinamos. Harun Dojaka, 84-vjeçari që e deshi sportin dhe profesionin e tij deri në fund të jetës, ndërroi jetë në Izrael, vend ku jetonte prej shumë kohësh pas suksesit të madh që kishte korrur edhe përtej kufijve.

Dojaka ishte një seleksionues i përkryer i volejbollisteve të reja dhe shumë lojtare të përzgjedhura prej tij kanë arritur të jenë kryesore në ekipe si Tirana dhe Dinamo apo edhe në kombëtaren e epokës së artë të volejbollit tonë.

Brenda një viti ai arriti që t’i japë fitoren Dinamos që në vitet ’70 gjendej në kategorinë e dytë dhe ta fuste atë në katëgorinë e parë e duke e çuar në majat e suksesit. Me anë të punës së pareshtur si trajner i ekipit të femrave ai solli në fushat sportive pasionin dhe disiplinën tek lojtaret, trajnerët dhe gjyqtarët si dhe çoi në zhvillimin e volejbollit në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA