Në kohën që 9 mijë dosje janë ende në pritje për t’u shqyrtuar, të cilat
u përkasin katër viteve më parë, kohë në të cilen është bërë rekursi,
kryetari i Gjykates se Larte Xhezair Zaganjori jep alarmin për
zvarritjet e proceseve gjyqësore.

“Ende mbeten shqetësim, sipas edhe progres-raportit, probleme të tilla, si cilësia e vendimeve, vonesat në gjykim, veçanërisht vonesat dhe tejzgjatja e procedurave dhe e kohës, brenda së cilës normalisht shqyrtohet çështja në Gjykatën e Lartë. Problem tjetër është zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, problem tjetër është solemniteti”, tha Zaganjori.

Por per anëtarin tjeter të Gjykatës së Larte Ardian Dvorani, zgjidhja gjendet vetem tek rregullimet ligjore, ndersa mbajti qendrim kunder idese se para pak diteve te presidentit Bujar Nishani, i cili sygjeroi, qe jo per çdo çeshtje duhet t’i drejtohemi Gjykatës së Lartë.

“Cilatdo qofshin zgjidhjet, unë bëj pjesë tek ata juristë, të cilët vlerësojnë se nuk mund të anashkalohet garantimi dhe respektimi i të drejtës së cilitdo për t’u dëgjuar nga Gjykata. Ngarkesa e madhe e punës është problemi dhe ‘halli’ jonë”, tha Dvorani.

Dvorani doli hapur per zgjedhjen ne te ardhmen te atyre njerezve qe do te jene gjyqtare.

“Përzgjedhja e gjyqtarëve të ardhshëm duhet të jetë më e kujdesshme. Kandidati nevojitet të ketë një formim social dhe psikologjik të posaçëm, të ketë aftësi te veçanta për përballimin e stresit të punës, përballimin e tundimit dhe të pasurimit ndaj përfitimeve të parregullta, si dhe ndaj presioneve  shumëplanëshe që u ndodhin për shkak të detyrës. Pra nevojitet që kandidati të ketë premisa për të qenë gjyqtar dhe për të dhënë drejtësi”, tha Dvorani.

Keto deklarata u dhane gjate nje takimi me studente te se drejtes ne Gjykaten e Larte, ne prag te festimeve per 100-vjetorin e drejtesise shqiptare.  

Top Channel