“Youtube” bëhet me pagesë

06/05/2013 16:50

Shumë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë.

Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për një seri videosh të kanaleve me përmbajtje të specializuar.

Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit.

Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse.

Njëkohësisht, pagesa e kuotës së anëtarësimit pritet që të heqë reklamat nga videot që do të mbeten pa pagesë.

”Youtube”, krijuar fillimisht si një rrjet i postimit të videove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë e kanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal.

Në “Youtube”, një faqe me mbi një miliardë ndjekës unikë në muaj dhe mbi katër miliardë klikime mujore, rendit midis partnerëve të saj zyrtarë disa prej kompanive më të mëdha mediatike apo kinematografike të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA