Malajzi, thirrje për bashkim pas zgjedhjeve

06/05/2013 00:00

Koalicioni qeveritar i Malajzisë ka bërë thirrje për bashkim kombëtar pasi u rizgjodh në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e dielë.

Koalicioni i kryeministrit Najib Razak, Fronti Kombëtar, fitoi 133 nga 222 vendet në Parlament, rezultati më i keq i këtij koalicioni në zgjedhje. Razak theksoi se ky polarizim i votimit erdhi për shkak se shumë kinezë mbështetën opozitën.

59-vjeçari Najib Razak i bëri thirrje popullit të pranojë rezultatin e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë deklaroi se ka shumë punë për të bërë: “Një nga pikat e programit është bashkimi kombëtar. Kemi shumë gjëra për të bërë si koalicion fitues.”

Anwar Ibrahim i opozitës, blloku i të cilit fitoi 89 vende në Parlament, ka theksuar se këto zgjedhje ishin të manipuluara.

Mësohet se janë paraqitur në votime rreth 80% e malajzianëve.

Top Channel