Itali, ndërron jetë Giulio Andreotti

U shua në moshën 94-vjecare në banesën e tij në Romë, Giulio Andreotti, një prej politikanëve më të shquar e jetëgjatë të Republikës Italiane.

94-vjeç, ai konsiderohej si nje prej personave me te pushtetshem e me influence dhe kishte kaluar 66 vjet te jetes se tij si deputet.

Giulio Andreotti ishte deri dje i vetmi politikan ende i gjalle qe kishte marre pjese ne zgjedhjen e te gjithe presidenteve te Republikes Italiane dhe qe pati marre pjese ne Asamblene Kushtetuese te vitit 1945.

Nje jete e kaluar ne politike, ku ai pati hyre ne moshen 28-vjeçare, shtate here kryeminister dhe 22 here minister ne dikastere nga me te ndryshmit.

Megjithate, figura e tij ka qene dhe mbetet me konture te errta e te pacaktuara mire. Armik numer nje i te majtes, qe tek ai shpesh shihte nje pushtet djallezor dhe te erret, i akuzuar si bashkepunetor i mafies dhe i masonerise.

Por, nga ana tjeter, ai eshte vleresuar si nje politikan i afte dhe mbrojtes i demokracise e lirise.

Andreotti ka qene kryeminister pikerisht ne vitet e eksodit te pare shqiptar ne brigjet italiane dhe ne ate kohe u kritikua qe nuk shkoi personalisht ne qytetet e jugut per t’i qendruar prane administratave vendore.

I lidhur ngushtë me ambiente e Vatikanit, njohës i madh i mekanizmave të pushtetit politik. Një prej thënieve të tij të preferuar ishte : pushteti konsumon ata që nuk e kanë.

E kështu do të kujtohet, si një prej figurave më të pushtetshme dhe njekohesisht me kontradiktore të historise italiane.

Top Channel