Iglesias-Kournikova, xhiro me jaht

06/05/2013 13:55

Kanë 12 vite që kanë nisur lidhjen e tyre dhe duket qartë se dashuria është njësoj si ditën e parë për Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova.

Këngëtari dhe ish-tenistja u panë në një jaht luksoz në brigjet e Miami duke kaluar një ditë relaksi.

Këtë vit Enrique Iglesias ka nisur punën për albumin e tij të dhjetë. Spanjolli po punon me producentët Mark Taylor, The Cataracs, Rome Ramirez dhe Marty James.

Anna Kournikova e ka lënë tenisin para 10 vitesh për shkak të dëmtimeve të shpeshta dhe tani luan vetëm në turne që organizohen për bamirësi.

Top Channel