Tërmeti shkatërrues në Kolumbi/ 265 të vdekur, 3,500 të plagosur dhe 496 të zhdukur, vijon beteja për të mbijetuarit Televizioni shtetëror sirian njoftoi se raketat izraelite kanë goditur një qendër kërkimore të ushtrisë në afërsi të Damaskut, i dyti sulm ajror i raportuar brenda dy ditëve në vend.
Banorët e zonës dëgjuan shpërthime të fuqishme pranë kompleksit të Xhamrajasë. Ata i thanë BBC-së se pozicionet ushtarake aty pranë ishin qëlluar gjithashtu. Xhamrajaja ka qenë në shënjestër të një sulmi izraelit edhe në muajin janar. Pamje amatore të hedhura online, pretendohet se tregojnë shpërthimet e fundit.
Për autoritetet siriane, goditja e Xhamrajasë dëshmon ekzistencën e një lidhjeje organike mes shtetit hebre dhe rebelëve. “Sulmi i ri izraelit është një përpjekje për të ngritur moralin e grupeve terroriste, të luhatur nga mësymjet e ushtrisë tonë fisnike”, ishte mesazhi i përcjellë në televizionin shtetëror që në pjesën e fundit i referohej ofensivave të forcave të Bashar Al Assad-it.
Një zyrtar izraelit e konfirmoi më herët se avionët e Izraelit sulmuan të premten një ngarkesë raketash brenda Sirisë. Raketat besohet se kishin për destinacion militantët e Hezbollahut në Libanin fqinj. Këto sulme vijnë në mesin e raporteve për masakra në një fushatë spastrimi me në qendër konfliktet sektare në zonat bregdetare të vendit.
Shpërthimi ne Xhamraja ishte më i fuqishmi i regjistruar në kryeqytet që nga fillimi i konfliktit dy vjet më parë. Banorët që jetojnë aty pranë kanë ndjerë një tërmet të lehtë, çka tregon se raketat mund të kenë goditur një depo nën tokë.
Top Channel