Ishujt Senkaku, rikthehet tensioni Kinë-Japoni

05/05/2013 13:55

Tre anije luftarake kineze hynë mëngjesin e së dielës në territorin e diskutuar përreth ishujve Senkaku, një incident që rrezikon të rikthejë tensionet në Azi midis Kinës dhe Japonisë.

Ishujt, të cilat Japonia i konsideron si territor të sajin, pretendim që refuzohet nga Pekini, ndodhen në një zonë pothuajse të barazlarguar midis dy shteteve dhe për to ka pretendime edhe shteti i Tajvanit.

Pjesë përbërëse e Japonisë në bazë të disa traktakteve të paratifikuar ndërkombëtare, grupi i ishujve Senkaku, përreth të cilit u zbuluan së fundmi rezerva nafte nënujore, u blenë gjatë 2012-s prej Tokios nga pronari i tyre i ligjshëm.

Një veprim i tillë ngjalli tërbimin e Pekinit, që shpalli se nuk do të njohë sovranitetin japonez dhe protestoi ndaj blerjes, si një incident të rrezikshëm në përvetësimin e territoreve, në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas informacioneve, këtë të dielë, anijet kineze hynë brenda ujrave territoriale, të shtirë në 12 milje përreth ishujve.

Në shenjë proteste, Tokio veproi duke thirrur urgjentisht ambasadorin kinez në Japoni, për t’i shprehur një notë proteste.

Top Channel