SHBA shton kontrollet e vizave studentore

04/05/2013 03:30

Shtetet e Bashkuara do të shtrëngojnë ekzaminimin e studentëve ndërkombëtarë, gjë që përbën ndryshimin e parë të sigurisë së saj, si kundërpërgjigje e atentatit me bomba në Maratonën e Bostonit, muajin e kaluar.

Lëvizja vjen pak kohë, pasi një student nga Kazakistani, i cili nuk kishte një vizë të vlefshme, u akuzuar nga policia për fshehjen e provave për një nga të dyshuarit e atentatit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka urdhëruar agjentët kufitarë të kontrollojnë automatikisht statusin e vizave për çdo student.

Azamat Tazhayakov ishte rikthyer në SHBA, pavarësisht se ishte përjashtuar nga shkolla. 19-vjeçari u shfaq në gjykatë të mërkurën, i akuzuar për ndihmën e dhënë në hedhjen e çantës së shpinës, që i përkiste shokut të tij, të dyshuarit për atentatin e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Viza studentore e Tazhayakov kishte mbaruar, në kohën kur ai mbërriti në New York më 20 janar, pas përjashtimit të tij akademik nga Universiteti i Massachusetts-Dartmouth, më 4 janar.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare do të verifikojë “me efekt të menjëhershëm” nëse viza e çdo studenti ndërkombëtar është e vlefshme, sipas një memoje të brendshme të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press, të premten.

Sipas procedurave të reja, agjentët kufitarë do të verifikojnë statusin e vizave studentore, përpara se personi të mbërrijë në SHBA, duke përdorur informacione të siguruara nga sasia e udhëtimeve.

Nëse ai informacion është i padisponueshëm, ata do të kontrollojnë manualisht statusin e vizës, përmes një baze të dhënash amerikane.

Më përpara, agjentët e kufinjve vetëm sa do të verifikojnë statusin e vizës së studentit në këtë bazë të dhënash, “Student and Exchange Visitor Information System”, kur personi t’i referohet një oficeri të dytë për inspektime shtesë apo marrje në pyetje.

Tazhayakov nuk kaloi te një oficer i dytë kur mbërriti, sepse nuk pati asnjë informacion që të tregonte se ai ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare, tha Peter Boogaard, një zëdhënës i Departamentit për Sigurinë Kombëtare.

Top Channel