Sezoni i zjarreve në Kaliforni

04/05/2013 00:00

Zjarret që kanë trefishuar përmasat brenda 24 orëve, shkrumbuan një sipërfaqe prej 111 metrash katrore në Kaliforninë Jugore. Mbi 900 zjarrëfikësit po përpiqen të shuajnë flakët, të ndihmuar edhe avionët ujë-hedhës, 80 km në veri-perëndim të Los Anxhelesit.

Të pakten 4000 shtëpi kërcënohen nga zjarri, po kështu një bazë ushtarake dhe kampusi i një universitetit. Shumë prej banorëve u detyruan të braktisin shtëpitë. Sic raportojne mediat amerikane, nuk ka viktima apo të plagosur, por disa shtëpi janë djegur plotësisht, po kështu edhe 4 mijë hektarë të mbjella.

“Zjarret e pranverës”, që kanë lëshuar një re gjigante tymi u shkaktuan nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. U përhapen në Kamarilo Springs dhe kjo detyroi autoritetet të mbyllin një segment të autostradës.

Muri i flakëve po zhvendoset dalëngadalë resorteve të Malibusë. Autoritetet shpresojnë në uljen e forcës së erës dhe shtimin e lagështirës, cka mund t’i ndihmojë zjarrëfikësit të dominojnë flakët ndoshta të hënën.

Top Channel