Pasi nuk e panë të arsyeshme të protestojnë në ditën ndërkombëtare të puntorëve Sindikatat e Pavarura të Kosovës do të protestojnë javën e fundit të këtij muaji.

Kështu është bërë e ditur gjatë një konferencë të BSPK-së. Kryesindikalisti Haxhi Arifi ka thënë se lidhur me kërkesat e protestës do të vendoset më vonë pas formimit të Këshillit të Protestës, por se ato kanë të bëjnë kryesisht me problemet e përditshme  të punëtorëve.

Por duket se shumë shpejt të gjithë punëtorët e shteteve në rajon do të kenë një datë brenda këtij muaji, në të cilën do të protestojnë, duke mos e marrë në diskutim datën 1 maj.

Arifi ka thënë se ky propozim ka ardhur prej tij dhe si i tillë është mirëpritur, pasi, sipas tij, nuk është interesante dita kur mbahet protesta por mbajtja e saj.

Sipas Arifit për këtë protestë do të bashkëpunohet me shoqërinë civile dhe organizata të tjera.

Top Channel