Kirgistan, rrëzohet avioni çisternë amerikan

04/05/2013 00:20

Një aeroplan ushtarak amerikan, për furnizim me karburant, u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Kirgistan, ditën e premte, bëjnë të ditur zyrtarë të të dy vendeve.

“Gjendja e 3 anëtarëve të ekuipazhit është e panjohur”, tha krahu i 367-të i bazës ajrore amerikane në një deklaratë për shtyp.

Aeroplani ishte një avion çisternë “Air Force KC-135”, sipas burimeve të Qendrës Tranzitore për Çështje Publike, të bazës në Manas, pranë Bishkek-ut, në Kirgistan. Ekuipazhi dhe aeroplani janë pjesë e qendrës tranzitore.

Qendra tranzitore e Manas-it është një bazë ajrore amerikane, e cila shërben si një qendër furnizimi për forcat amerikane në Afganistan. Ajo ndodhet në aeroportin e Manas-it.

Aeroplani u përplas në një shkëmb malor mes Chorgolu dhe Cholok-Aryk, dy fshatra në rajonin Chuysky në Kirgistanin verior, teksa një ekip zjarrëfikës dhe 3 ambulanca janë përgjigjur, tha Elmira Shyrypova, nga zyra e shtypit të Ministrisë së Emergjencave në Kirgistan.

Qendra tranzitore njoftoi se hetursit janë duke përcaktuar shkakun e rrëzimit dhe se ekipet e emergjencave ishin në vendngjarje.

Kryeministri i Kirgistanit, Jantoro Satybaldiev, mbajti një takim urgjent në lidhje me ngjarjen, raporton media shtetërore.

Sharshenaliev tha se mbeturina nga përplasja u përhapën përreth zonës, në një rreze prej 1 km. Ai tha se dëshmitarë njoftuan përmes linjave telefonike se panë një parashutë, kur aeroplani po rrëzohej. Të tjerë thanë se panë një shpërthim dhe aeroplani ishte ndarë më dysh.

Top Channel