Bangladesh, mbi 550 viktimat në Dhaka

04/05/2013 00:00

Partitë e opozitës në Bangladesh kanë njoftuar për të shtunën mbajtjen e një greve të përgjithshme kundër qeverisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Kryeministrja Sheik Hasina ka kritikuar ashpër protestën në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, kjo protestë rrezikon të pengojë punën për largimin e gërmadhave të pallatit të shembur në periferi të Dhakës, që ka shkaktuar mbi 540 të vdekur.

Partia Kombëtare e Bangladeshit, BNP, e drejtuar nga rivalja Khaleda Zia, kërkon dorëheqjen e qeverisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme dhe lirimin nga burgu të disa liderëve islamikë.

Ndërkohë, me gjetjen e 25 trupave të tjerë ësthë ngjitur në 550 bilanci i viktimave të tërmetit, sipas një bilanci të bërë nga ushtria.

Skuadrat e shpëtimit druhen se numri mund të ngjitet edhe më tej, kur kërkimet do të kenë arritur në themelet e ndërtesës 8-katëshe.

Pronarët e saj, Mabubur Tapash dhe Balzul Adnan, dyshohen se e detyruan stafin të punonte në godinë, duke injoruar paralajmërimet për krisje të mureve.

Ata u arrestuan një ditë më parë së bashku me shtatë persona të tjerë, të implikuar me aksidentin më të rëndë industrial në historinë e Bangladeshit. Rreth 3.000 vetë besohet se ndodheshin brenda godinës në momentin e rrëzimit.

Pas shembjes, e gjithë ndërtesa u kthye në punë sekondash në një masiv prej 600 tonelata inertesh, 350 tonë nga të cilat janë pastruar tashmë, por në gjysmën e mbetur dyshohet se mund të ndodhen rreth 450 persona të tjerë.

Top Channel