Vrasje, drogë e përdhunime, fotot e getove braziliane

03/05/2013 10:30

Ndërsa Brazili po përgatitet për të pritur Botërorin e vitit 2014 dhe Lojrat Olimpike dy vite më pas, policia e vendit amerikanojugor ka nisur një operacion madhor kombëtar, për të çrrënjosur lagjet famëkeqe, në duar të bandave të drogës.

Të quajtura “favelas”, e të ndodhura pothuajse në çdo periferi të një qyteti të madh brazilian, këto janë ato lagje ku edhe policët mund të hyjnë vetëm me autoblinda e me ndihmën e forcave speciale e ushtrinë.

Një vend ku vrasjet, vjedhjet, qarkullimi i lirë i drogës dhe përdhunimet janë po aq të zakonshme sa edhe aktivitetet e tjera normale të jetës, “favelat” janë vendi i fundit ku do të dëshironte një turist, që gjatë vizitës në Brazil të përfundonte.

Një fotograf profesionist, arriti të kryente një nismë të pabesueshme, duke arritur të fotografonte në brendësinë e një getoje në qytetin e Salvadorit, në shtetin e Bahias, vetem pasi “bosi” i lagjes i dha leje dhe e shoqeroi me njerezit e tij.

Njëkohësisht, në shërbimin e tij, u dokumentuan edhe foto të përpjekjeve policore, për të vendosur nën kontroll këto lagje, ku ndodhet i përqendruar “llumi” i vërtetë i shoqërisë braziliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA