Edhe pse kanë vetëm disa ditë që kanë ardhur në jetë, këta të porsalindur duket se kanë të ardhmen e sigurtë si fotomodelë.

Foshnjet kanë marrë pozat e tyre më të mira para aparatit fotografik të Dan Cuellar dhe Heidi Belle, fotografë të specializuar për fëmijë 5-10 ditësh.

Dan dhe Heidi, nga Filadelfia, thonë se kanë shumë kërkesa nga prindër që duan t’i bëjnë vogëlushëve të tyre sete fotografike profesionale.

“Pranvera është shumë e ngarkuar për ne, kemi shumë kërkesa”, shprehet Dan, i cili shpjegon se si mund t’i bësh foto një fëmije të porsalindur.

“Sigurisht që nuk mund t’i thuash të marrë poza. Duhet të bësh që ata të ndihen ngrohtë dhe rehat. Më pas, duhet pritur momenti i duhur. Kur janë në gjumë të thellë, mund t’i lëvizësh pak dhe të bësh foto i qetë. Duhet shumë durim.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA