Elhaida Dani vazhdon të shkëlqejë në “The Voice of Italy”. Këngëtarja shkodrane vazhdon të mahnisë me zërin e saj. 19-vjeçarja performoi me sukses këngën “All by myself” të Celine Dion. Nën urdhërat e Riccardo Cocciante dhe mjaft e pëlqyer nga publiku italian, Elhaida po hedh bazat për një triumf në “The Voice of Italy”.

– Në ditën më të lumtur të jetës, Milena Bekteshi pësoi edhe tronditjen më të madhe. Në datën 6 dhjetor 2008, kur Milena priste të lindte djalin e saj në maternitet, bashkëshorti i saj humbet jetën si pasojë e një ataku kardiak. Që nga ajo ditë tashmë ata janë vetëm tre, Milena, Dea 5 vjeç dhe Aroni 4. Një familje e vogël pa babain, e megjithatë e madhe për nga dashuria dhe dëshira për të qenë të lumtur. Një mision që Milena e ka marrë përsipër që nga ai moment në maternitet. Lotët që fëmijët e saj s’i shohin kurrë në sytë e të ëmës, që i ka premtuar vetes që pavarësisht humbjes së të atit, të vegjlit e saj do të rriten gjithnjë të qeshur.

– “Një mace arrin të shpëtojë të zonjën nga kanceri”, ky është lajmi që ka mbërthyer mediat në Australi. Bëhet fjale për historinë e një gruaje e cila zbuloi në kohë sëmundjen e rrezikshme vetëm falë nuhatjeve të maces së saj. Gruaja ka treguar se kishte lexuar për aftësinë e disa kafshëve për të nuhatur kancerin, por nuk e kishte menduar kurrë se kjo mund të ndodhte me të. Me sa duket macja ia ktheu borxhin të zonjës që e shpëtoi disa vite më parë.

– Është konsideruar mrekulli dhe tashmë është pjesë e rekordeve Gines. Bëhet fjalë për binjaket Amy dhe Katie të cilat kanë lindur me një distancë 87 ditë nga njëra-tjetra. Mamaja e vajzave, Maria, tregon që ndërsa Amy luftonte me jetën në inkubator, Katie rritej në barkun e saj. Cifti anglez e konsideron një mrekulli mbijetesën e dy vajzave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA