Irak, prilli muaji më i përgjakshëm

03/05/2013 01:30

Prilli ishte muaji më i përgjakshëm në Irak, që prej qershorit të vitit 2008.

Sipas misionit të Kombeve të Bashkuara në këtë vend (UNAMI), numri i viktimave është 712,595, prej tyre civilë, të cilët kanë humbur jetën në akte terrorizmi dhe dhune.

Ndërsa 1633 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ministria e Brendshme irakiane raporton për 245 persona të vrarë në muajin prill.

Pas një operacioni të ushtrisë, në një kamp sunit në veri të Irakut, javën e kaluar, situata u tensionua më tej. Bagdadi ishte më i prekuri nga kjo valë dhune, me një total prej 211 të vrarësh dhe 486 të plagosurish.

Shifrat e publikuara nga UNAMI u publikua, ndërsa janë shtuar tensionet mes sunitëve dhe shiitëve në Irak.

Top Channel