Bangladesh, shembja e godinës, mbi 500 viktima

03/05/2013 09:10

Numri i personave të vdekur nga shembja e një fabrike në kryeqytetit e Bangladeshit, Dhaka, kaperceu 500.

Gjatë natës, disa dhjetëra trupa u nxorrën nga gërmadhat, duke e çuar në 502 numrin aktual të personave të pajetë të gjendur në ish-fabrikën tekstike, e shembur gjatë javës së shkuar si rrjedhojë e punimeve të dobëta dhe shtimit të një kati të paligjshëm.

Pronarët Mabubur Tapash dhe Balzul Adnan dyshohet se e kanë detyruar stafin të punojë në godinën 8-katëshe, duke injoruar paralajmërimet për krisje të mureve.

Ata janë arrestuar së bashku me shtatë persona të tjerë, të implikuar me aksidentin më të rëndë industrial në historinë e Bangladeshit.

Rreth 3.000 vetë besohet se ndodheshin brenda godinës në momentin e rrëzimit.

Pas shembjesh, e gjithë ndërtesa u kthye në punë sekondash në një masiv prej 600 tone inertesh, 350 tonë nga të cilat janë pastruar tashmë, por në gjysmën e mbetur dyshohet se mund të ndodhen deri 500 persona të tjerë.

Perfaqesues te kompanive te medha blerese te vjeshjeve, nje pjese e te cileve jane perballur me kritika te ashpra ne vendet e tyre per faktin se kane bere shume pak ne drejtim te sigurise se punonjesve, u takuan te henen me zyrtare te kesaj industrie dhe u pajtuan me krijimin e nje paneli te perbashket i cili te dale me nje plan te ri sigurie.

Me përjashtim të sulmeve të 11 shtatorit 2001 dhe SHBA, e shembjeve të shkaktuara nga tërmetet, incidenti më i rëndë është regjistruar në vitin 1995, kur një qendër tregtar u shemb në Korenë e Jugut, duke i kushtuar jetën 502 personave, po aq sa janë numër deri më sot në Bangladesh.

Top Channel