Elon Musk u pagua me shifra marramendëse nga Tesla, 2.5 milionë herë më shumë se punonjësi mesatar në vitin 2025
Një tërmet që tronditi pjesë të veriut të Indisë, gjatë të mërkurës, la të paktën 2 persona të vdekur dhe afro 70 të tjerë të plagosur, përfshi më shumë se 30 studentë.
Lëkundja me intensitet 5,8 të shkallës Richter u ndje në kufijtë e shteteve Jammu, Kashmir dhe Himachal Pradesh, tha një zyrtar i qeverisë indiane për AFP, i cili refuzoi të identifikohej.
2 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara prej tërmetit, i cili u pasua nga një seri tronditjesh të vogla, raportuan mediat indiane.
69 persona të tjerë u plagosën, përfshi këtu edhe 32 studëntë, pasi shkollat dhe ndërtesa të tjera u dëmtuan në distriktet Kishtwar dhe Doda, në rajonin Jammu të Kashmirit, njoftoi agjencia e lajmeve, duke cituar disa zyrtarë.
Tërmeti, i cili detyroi njerëzit në këto rajone të dilnin nëpër rrugë nga paniku, u ndje gjithashtu në Punjab dhe Haryana, por nga këto dy shtete nuk ka raporte për të vdekur apo shkatërrime.
Epiqendra e tërmetit ishte 450 km në veri të New Delhit, sipas një zyrtari të Departamentit Meteorologjik Indian. Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik amerikan njoftoi se magnituda e tërmetit në lindje të Kashmirit ishte 5.7. Lëkundje të lehta pati edhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Top Channel