Dëmshpërblim punëtorëve me aftësi të kufizuara

02/05/2013 02:50

Një gjykatë amerikane ka dëmshpërblyer me 240 milionë dollarë, 32 personat me aftësi të kufizuara, të cilët u keqtrajtuan për dekada me radhë, teksa punonin në një kompani turke të përpunimit në Iowa.

Gjyqtarët në Davenport dëgjuan se si ishin goditur personat, se si ishin abuzuar verbalisht dhe se si nuk u ishte lejuar vajtja në tualet, nga punëdhënësit turq.

Një ekspert tha se punëtorët me aftësi të kufizuara, të cilët paguheshin me vetëm 65 dollarë në muaj, ishin “skllavëruar virtualisht”. Verdikti i tanishëm i shtohet atij prej 1,3 milionë dollarë, shpërndarje e pagave të padhëna, për ta në vitin 2012.

Të mërkurën, gjykata vendosi se kompania turke, tashmë jo funksionale, Henry-s Turkey Service, kishte shkelur ligjin për Amerikanët me Aftësi të Kufizuara.

Sipas saj, kompania kishte krijuar një mjedis armiqësor dhe kushte diskriminuese pune për personat në fjalë, të cilët kishin vështirësi për të mësuar punët në impiantin West Liberty, nën menaxhimin e kompanisë turke prej 1970-s.

Ky shpërblim u jep secilit prej punëtorëve nga 7,5 milionë dollarë, si kompensim. Autoritetet thanë se ata do të përpiqen tashmë të rikuperojnë këtë dëmshpërblim, nga asetet e mbetura të firmës së falimentuar.

Top Channel