Satelitët vërtetojnë krime lufte në Nigeri

01/05/2013 16:35

Imazhe satelitore provuan qartësisht ditën e mërkurë krimet e luftës dhe genocidin e kryer nga ushtria nigeriane, në kuadrin e luftës së saj kundër rebelëve islamistë të Boko Haramit.

Sipas këtyre imazheve, të paktën 2 300 shtëpive i është vënë flaka e jane shkaterruar teresisht, gjatë një operacioni ushtarak, në qytetin verior të Bagës në ditët e fundit të prillit.

Një numër i pacaktuar civilësh besohet se kanë mbetur viktimë e shkatërrimit të të paktën një të tretës së qytetit, i banuar në shumicë nga popullsia muslimane.

Ushtria nigeriane nuk ka pranuar që të komentojë këto spekulime, por ndërsa burime të paidentifikuara thonë se 37 persona mbetën të vrarë, sipas mediave të tjera numri i viktimave i kalon 200.

Boko Haram, një grup i lidhur me al-Kaedën, i ka shpallur luftës Nigerisë që prej 2010-s, me qëllim që të krijojë një shtet islamik në veri të vendit.

Me mijëra civilë, militantë e ushtaraë kanë humbur jetën në sulmet terroriste dhe raprezaljet e ushtrisë që prej atëherë.

Në të shkuarën, ushtria nigeriane është kritikuar nga organizatat e të drejtave të njeriut për përdorimin e një force të tepruar ne operacionet e saj ushtarake.

Top Channel