Rusi, rikthehet dhuna në Dagestan, viktima

01/05/2013 16:20

Një kamikaz shpërtheu veten në qendër të një tregu në qytetin e Makhashkalës, në Rusinë Jugore, duke vrarë të paktën dy persona ditën e mërkurë, informuan burime zyrtare.

Në një incident paralel, përsëri në krahinën e trazuar të Dagestanit, tre policë mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur, pasi një militant hapi zjarr në mënyrë të papritur ndaj tyre.

Një krahinë e banuar me shumicë nga popullsi muslimane, ajo e Dagestanit, së bashku me Ingushetinë dhe Çeçeninë, prej dy dekadash përballen me autoritetet e Moskës, në kuadrin e luftës së tyre për t’u shkëputur nga sovraniteti rus.

Lëvizja separatiste në këto krahina pranë Kaukazit ka fituar vëmendje ndërkombëtare së fundmi, pasi dy autorët e vendosjes së bombave në maratonën e Bostonit ishin të dy nga Dagestani.

Top Channel