Inter, Zanetti operohet me sukses

01/05/2013 03:25

Ka përfunduar me sukses operacioni në tendinën e Akilit për Javier Zanetti-n. Kapiteni i Interit, i dëmtuar gjatë sfidës kundër Palermos, të dielën, do të dalë nga spitali ditën e enjte.

Profesor Benazzo ka shpjeguar që “ndërhyrja shkoi më së miri dhe se tani Zanetti do të duhet të qëndrojë 3 javë me këmbën e palëvizur. Më pas do të fillojë rehabilitimi. Në këto raste – shton ai, – do të duhen të paktën 6 muaj për një rikuperim të plotë”.

“Zanetti do të luajë sërish, tendina është riparuar duke përdorur një tjetër pjesëz të këmbës së tij dhe duke e futur përsëri në kockën e thembrës. Ndërhyrja kirurgjikale shkoi në perfeksion dhe zgjati rreth 1 orë e 15 minuta”, shpjegoi profesor Francesco Benazzo pas operacionit, të cilit iu nënshtrua mbrojtësi zikaltër në “San Matteo” të Pavia-s.

“Për 3 javë do të duhet të mos e lëvizë këmbën, më pas do të mund të nisë të ecë. Këto janë raste të rënda, kështu që do pritet një rikthim i tiji në aktivitet sportiv pas 6 muajsh”, përfundoi Benazzo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA