“Hiqi këmbët nga tavolina, zoti President!”
01/05/2013 14:40
Një seri fotosh zyrtare të publikuara nga Shtëpia e Bardhë dhe të mbledhura nga ‘Vanity Fair’ tregojnë natyrën e lirshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Imazhet vënë në dukje qëndrimin e qetë të presidentit në diskutime të rëndësishme. Këmbë të kryqëzuara ose të vëna mbi tavolinë, por jo një tavolinë dosido sepse këtu flasim për tavolinën e Rezolutës, që i është dhuruar presidentit Rutherford B. Hayes nga mbretëresha Viktoria në vitin 1880.
Në foto, Obama diskuton çështje shteti me këshilltarët e tij, por qëndrimi bën të mendosh se Obama po bisedon për sportin me miqtë e tij.
Top Channel