Guardiola: Barça-Bayern, përballje e madhe

01/05/2013 00:00

Josep Guardiola mbajti një konferencë shtypi në Bogota të Kolumbisë ku foli ndër të tjera edhe për gjysmëfinalen e sotme mes Bayern Munchen dhe Barcelona, skuadrës së ardhshme dhe asaj me të cilën bëri historinë.

Trajneri spanjoll nuk bëri parashikime duke thënë se “mund të ndodhë gjithçka”.

Barcelona-Bayern – Janë përballë dy skuadra fantastike dhe gjithçka mund të ndodhë. Kanë dominuar plotësisht kampionatet ku luajnë dhe gjithçka që kanë arritur deri tani e kanë merituar. Mezi po e pres këtë ndeshje. Nuk bëj parashikime sepse jam shumë i keq në baste (qesh).

Real Madrid-Borussia – Ishte një ndeshje shumë emocionuese. Edhe pse Borussia fitoi thellë ndeshjen e parë, me Realin asnjëherë nuk i dihet. E them nga eksperienca.

Supremacia gjermane – Futbolli gjerman ka treguar gjëra interesante sivjet, por futbolli spanjoll, falë dy njerëzve si Luis Aragones dhe Vicente del Bosque, ka arritur maja shumë të larta. Mos të harrojmë edhe kampionatin anglez që është mes tre të parëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta