1 Maji është shënuar në Greqi me një grevë të përgjithshme 24 orëshe.
Sindikatat reaguan ndaj vendimit të Qeverise e cila kërkoi transferimin e
“pushimit” të kësaj dite për në datën 7 maj me qëllimin të funksionojë
tregu në prag të Pashkës.

Ne greve marrin pjese mijere punonjes te sektorit publik dhe atij privat. Sipas pasoje e ketij aksioni, sherbimi i transportit publik do te funksionoje ne menyre te kufizuar, ndersa nga portet nuk eshte nisur asnje anije pasagjeresh dhe malllrash.

Spitalet punojne me personel sigurie, ndersa nismes i jane bashkuar edhe mijera punonjes te pushteti lokal. Sindikatat kane paralajmeruar dy protesta ne sheshet kryesore te kryeqytetit, e ne vazhdim mijerat e protestuesve i drejtohen sheshit para parlamentit.

Kerkesat e tyre kane te bejne me zbutjen e reformave te thella ekonomike qe ka ndermarre Qeveria Samaras per shpetimin e vendit nga kolapsi ekonomik qe gjendet qe prej 3 vjetesh, si dhe nenshkrimin e kontrates kolektive te punes. Per ruajtjen e rendit jane derguar ne qender te kryeqytetit grek, rreth 2000 police, kurse nga ajri protestat monitorohen prej helikoptereve te policise.

Top Channel